Edi Rama shpallet “Qytetar Nderi’” në komunën Vaccarizzo Albanese në Kalabri

Kryeministri, Edi Rama, është shpallur “Qytetar Nderi” i komunës Vaçarizzo Albanese në Kalabri të Italisë.

Në aktivitetin e organizuar me këtë rast, Rama vlerësoi se kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës së Vaccarizzo Albanese në Kalabri.

“Faleminderit për nderimin, qytetar nderi i Vaçarizzo Albanese, aty ku kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës”, u shpreh ai.

Rama u shoqërua në këtë aktivitet nga bashkëshortja Linda Rama si dhe të zgjedhur të pushtetit vendor si kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha etj.

Rama ndodhe në Itali që prej ditës së djeshme, ku nisi vizitën nga Kalabria./albeu.com/


Shtuar 4.06.2023 13:04

Tags: