Fëmija 1-vjeçar pi ilaçin e miut dhe përfundon në spital
Pëlqej
Një fëmijë 1-vjeçar ka shpëtuar për mrekulli, ndërsa ai aksidentalisht kishte konsumuar një kokërr ilaçi për minjtë.

Ngjarja ka ndodhur në Divjakë, kur fëmija duke luajtur, kishe gjetur poshtë krevatit, kokrrën e ilaçit, të cilën e kishte futur në gojë.

Menjëherë ai u dërgua në spital dhe mësohet se pas mjekimit është rikthyer në banesë.

Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 05. 08. 2018, në fshatin Kryekuq, në banesë, i mituri me iniciale L. T., vjeç 1, duke lozur ka futur në gojë një kokërr helmi (ilaç miu) e cila ndodhej poshtë krevatit, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për vlerësim.
Shtuar më 14/08/2018, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori