Felaj padit bashkëshortin e Majlinda Bregut
Ermonela Felaj
Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj depozitoi sot në prokurori kallëzim penal për shtetasin Namik Ajazi, bashkëshorti i Ministres së Integrimit Majlinda Bregu, të cilin e akuzon për kërcënime verbale.

Avokati i deputetes së PS, dorëzoi sot padinë penale në Prokurorinë e Përgjithshme në Tiranë. Deputetja socialiste është kërcënuar me jetën e saj dhe të familjes në lokal “Artisti” pranë akademisë së Arteve, në kohën kur Namik Ajazi ndodhej në tavolinë me bashkëshorten e tij, ministren e Integrimit Majlinda Bregu.

Sipas padisë, kërcënimet janë bërë për shkak të detyrës, pas denoncimeve që deputetja Ermonela Felaj ka bërë në adresë të familjes Bregu për implikim në konçesionet e HEC-eve dhe lidhjet me mafiozin italian Albino Prudentino.

Në prani të deputeteve Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni, deputetja e PS, Ermonela Felaj pohon se i shoqi i Majlinda Bregut e ka kërcënuar duke i thënë se burri i saj oficer në policinë gjyqësore “do të më ketë pas gjithë jetën”, pasi “më ke shkatërruar reputacionin e familjes”. (albeu.com)
Shtuar më 28/10/2010, ora 15:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori