Fejesë në kohë pandemie: Sekuestrohet orkestra dhe arrestohet pronari i lokalit
Policia e Fushë Krujës ka arrestuar pronarin e një lokali ku po zhvillohej një fejesë, në kundërshtim me rregullat anti-covid.

Sipas policisë, është arrestuar 46-vjeçari me iniciale XH.B i cili është proceduar 2 herë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, pasi është konstatuar duke organizuar ceremoni martesore ose festa familjare në kundërshtim me Aktin Normativ.

Policia ka sekuestruar orkestrën që do të përdorej në festën e fejesës si dhe ka proceduar penalisht DJ 20-vjeçar me iniciale N. H
Shtuar më 26/11/2020, ora 10:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori