Feithit i vazhdohet mandati edhe per 6 muaj
Albeu.com
Edhe pse ka pasur spekulime se vendet që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës do të bëjnë probleme për vazhdimin e mandatit të Peter Feithit në postin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për Kosovën, një gjë e tillë megjithatë nuk ka ndodhur.
Në strukturat përkatëse të Këshillit të BE-së, të gjitha vendet anëtare janë pajtuar që këtij diplomati holandez t’i vazhdohet mandati edhe për gjashtë muaj. Ky vendim do të formalizohet, pa diskutime, në takimin e ardhshëm të ministrave të BE-së, më 22 shkurt. Gjerësisht për këtë në numrin e gazetës të së premtes.
Shtuar më 12/02/2010, ora 15:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori