Feith: Nuk ka imponim te planit te Moon
Pëlqej
Albeu.com
Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Pieter Feith ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk mund t’ia imponojë Prishtinës zyrtare planin prej gjashtë pikash, të cilin kjo e fundit e ka refuzuar ditë më parë.
Megjithatë, ai ka shtuar se procesi i bisedimeve për këtë plan, nuk ka përfunduar. Feith ka thënë se nuk do të ketë trysni ndaj Prishtinës zyrtare që të ndryshojë qëndrimin e saj, sepse, sipas tij, Prishtina zyrtare ka shfaqur vetë dëshirën për të mbajtur gjallë dialogun.

Mirëpo, ndryshe nga deklaratat e mëparshme, kur është vlerësuar se EULEX-i do të zbarkojë pa një pëlqim të KS të OKB-së apo përmes një deklarate presidenciale të këtij trupi, Feith në këtë intervistë ka thënë se, shpreson që në Këshillin e Sigurimit të gjendet një konsideratë për zbarkimin dhe të qenët e EULEX-it operacional. (telegrafi)
Shtuar më 13/11/2008, ora 15:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori