Feith mirepret emerimin e Hyses si koordinator per veriun
Albeu.com
Përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith mirëpriti emërimin e Ylber Hysës si koordinator i Qeverisë kosovare për zbatimin e strategjisë gjithëpërfshirëse për veriun e Kosovës.
“Jam i kënaqur që z. Hysa do të na ndihmojë që të arrijmë progres në ofrimin e shërbimeve publike, përmirësimin e qeverisjes, forcimin e sundimit të ligjit dhe në promovimin e zhvillimit ekonomik”, deklaroi Pieter Feith.

“Përvoja e gjatë e Ylber Hysës në negociatat ndërkombëtare si dhe në punën me komunitetet, veçanërisht ajo në sektorin e organizatave të shoqërisë civile do të jetë ndihmesë e madhe dhe e rëndësishme për detyrat që janë para nesh”, përfundoi përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Kosovë.
Shtuar më 25/02/2010, ora 17:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori