Fehmi Mujota - bashkëkryesues i Delegacionit të Kosovës
Pëlqej
Albeu.com
Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar Fehmi Mujotën, si bashkëkryesues të Delegacionit të Kosovës që do të shkojë në Vjenë pas refuzimit të Jakup Krasniqit.Ky propozim i PDK-së vjen pasi përfaqësuesi i saj, Jakup Krasniqi, ka refuzuar të shkojë në Vjenë në të njëjtën cilësi, duke thënë se Delegacioni i Kosovës duhet të ketë vetëm një udhëheqës.

Ndërkohë, koordinatori i grupeve punuese të Ekipit Negociator të Kosovës, Blerim Shala, ka thënë se sot pritet të merret vendimi përfundimtar rreth përbërjes së delegacionit të Kosovës në bisedimet e Vjenës. rtk
Shtuar më 16/02/2006, ora 11:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori