Inter – Ludogorets do të luhet me një “San Siro” të boshatisur

Sfida e kthimit e raundit të 1/8-ave mes Inter dhe bullgarëve të Ludogorets do të luhet të enjten e ardhshme në San Siro siç është në program, pavarsisht frikës nga Coronavirus.

Duke iu referuar asaj çfarë shkruajnë mediat italiane Inter-Ludogorets do të luhet pasi skuadra zikaltër ka kalendar të ngjeshur dhe nuk ka data të lira për t’u riluajtur kjo sfidë më pas kjo edhe për faktin se njëra mes dy skaudrave do të luajë në raundin e 1/8-ave me ndeshjet e para të kësaj faze që do të zhvillohen pas dy javësh. Kështu që të gjitha gjasat janë që Inter-Ludogorets të luhet të enjten por pa praninë e tifozëve në stadium.


Shtuar 24.02.2020 11:17