Fatos Nano tregon historinë: Si i merrja shishet e qumështit në komunizëm
Pëlqej
Ish-kryeministri Fatos Nano ka treguar një histori interesante rreth rinisë së tij në periudhën e komunizmit, për atë që njihet si radha e qumështit.

Intervista e dhënë disa vite më parë në Tv Klan është rikthyer sonte në lidhje me "rrënimin ekonomik në komunizëm".

Për të shpjeguar në një mënyrë krejt të thjeshtë këtë situatë, Nano rrëfeu se në komunizëm, ngrihej në orën 2, një herë në tre ditë dhe aq "hile" sa i lejonte ajo situatë, për shkak të biçikletës vendoste shishe bosh të qumështit në radhë në tre dyqane, duke kuptuar përpara se cilat ishin oraret e furnizimit të lokaleve.

Ai tregoi se ndiqte makinën e furnizimit nga ‘Shkolla e Kuqe’ ku ishte dyqani më i afërt, deri diku tek rruga e Elbasanit, ndërsa arrinte të merrte deri në orën 4 e 30 të mëngjesit, 9 shishe shumështi shkruan opinion.

“Ne ishin një familje prej 8-vetash, familja konsumonte rreth 3 litra në ditë”,- tha Nano. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 22:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori