Fatos Nano “presion” Dukës: Ik nga Basha e hyr në zgjedhje!
Ish-kryeministri Fatos Nano si duket vazhdon të jetë një peshë e rëndë në Partinë Socialiste. Mësohet se Nano ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ku mendohet se i ka kërkuar të braktisë opozitën dhe të hyjë në zgjedhje.

Në këtë takim ka qenë edhe Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë.

Oferta për Dukën ka ardhur duke përfituar edhe nga fakti se PAA-ja është e regjistruar në KQZ.

Edhe pse ai ka kërkuar disa herë që të ç’regjistrohet nga KQZ-ja, kjo e fundit nuk e ka shqyrtuar asnjëherë kërkesën e tij, siç duket duke pritur edhe ndërmjetësimin e Fatos Nanos që ai të braktisë opozitën dhe Edi Rama të ketë mundësinë të flasë e të thotë se opozita ka hyrë në zgjedhje.

Por çfarë ka ndodhur pasditen e sotme në Mullet. Biseda është përqendruar në faktin që Agron Duka dhe PAA të largohen nga opozita duke thënë se ‘Çadra e Lulzim Bashës është e papranueshme për Agrarët”, shkruan Syri.net.

Ndërkohë, Duka mësohet se i ka thënë Nanos që po të dojë mund ta vendosë të parin apo të dytin në listat e PAA-së për të kandiduar, qoftë në Tiranë, Durrës etj.

Fatos Nano – Agron Dukës: Ti duhet të ruash integritetin e vetes tende qe ke investuar…

Përfiton Edi Rama, përfiton Tony Blair, t’i duhet të dalësh nga çadra… pastaj se çfarë bëhet mbrapa…

Ti duhet të mbrosh idenë që çadrën e Lulzim Bashës unë nuk e pranoj. /albeu.com/

Shtuar më 02/05/2017, ora 08:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori