Fatos Nano fton Sali Berishen ne debat publik
Albeu.com
Kryeministri Fatos Nano, njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste, ftoi dje Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një debat publik.Ftesën e bëri të ditur zëdhënësi i fushatës elektorale në PS, Blendi Klosi. "Kjo ftesë bëhet në kuadër të një fushate moderne, transparente dhe të hapur për publikun. Debati synon të largojë nga tribunat elektorale në rrethe, akuzat e pabaza ndaj qeverisjes socialiste dhe të paraqesë para opinionit publik ndryshimin e madh që forca jonë politike paraqet në çdo fushë", tha Klosi. (24 ore)
Shtuar më 07/06/2005, ora 16:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori