Fatos Nano flet pas takimit sekret me Ramën: S’keni parë gjë akoma...
Ish-Kryeministri dhe ish-kryetari i PS Fatos Nano është takuar pasditen e sotme për dy orë kokë më kokë me Kryeministrin Edi Rama.

Pas takimit që pati me Ramën, Fatos Nano ka deklaruar se “nuk keni parë gjë akoma”.

Lidhur me fushatën e zgjedhjeve të 25 qershorit, Nano komentoi edhe timonin e qeverisjes që Rama kërkon ta ketë i vetëm.

“Nuk është çështje timoni, por destinacion”, tha Nano, njofton BalkanWeb.

Rama dhe Nano u takuan në orën 17:30 në vilën qeveritare në Durrës dhe biseduan për 2 orë. Pas takimit, Fatos Nano u largua së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaçi. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2017, ora 22:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori