Fatos Nano do të kandidojë për president të Shqipërisë
Albeu.com
Ish kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, ka deklaruar se emri i tij do të ishte kandidatura më e mirë për kreun e ardhshëm të Shqipërisë. Nano thotë se opozita duhej të ndjehej e nderuar më kandidimin e tij për kreun e vendit, por sipas tij, nëse mazhoranca...Ish kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, ka deklaruar se emri i tij do të ishte kandidatura më e mirë për kreun e ardhshëm të Shqipërisë. Nano thotë se opozita duhej të ndjehej e nderuar më kandidimin e tij për kreun e vendit, por sipas tij, nëse mazhoranca do të këmbëngulte për një kandidat të sajin, atëherë ajo do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Nano bëri kritika të forta për kryetarin aktual të Partise Socialiste duke thënë se po e çon në shkaterrmin e institucioneve të partisë, në mbylljen e saj dhe se po shënon hapa prapa në demokracine e saj të brendshme. Një vit e gjysmë pasi u largua nga kreu i parties, Fatos Nano i rikthehet sfidës për t'u bërë presidenti i ri i vendit. Në anën tjetër mazhoranca tashmë ka caktuar kandidatin për president të vendit - nënkryetarine Partisë Demokratike, Bamir Topi.
Shtuar më 06/04/2007, ora 11:59
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori