Fatos Klosi akuzohet hapur se ka vrarë një person
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë, ndër shumë çështje të tjera ka folur edhe për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, ish ministër i mbrojtjes së Kosovës.

I pyetur nga Bota Sot lidhur me vrasjen e ish ministrit kosovar të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, ish kryeministri Berisha se pas ekzekuzimit të tij është ish shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi.

Vrasja e ish Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, vazhdon të mos zbardhet as sot e kësaj dite, ndërkohë që nga Shqipëria është kërkuar shpesh që t`i hapë dosjet, përse nuk është zbardhur ky rast z. Berisha?

"Vrasjen e Ahmet Krasniqit e ka organizuar kreu i Shërbimit Informativ Shqiptar Kombëtar Fatos Klosi. Kjo është qind për qind e sigurt. Ahmet Krasniqi shoqërohej me oficerë të SHIK-ut, Ahmet Krasniqit me një urdhër po nga ky një natë më herët iu morën armët. Ahmet Krasniqi, u vra te dera e shtëpisë ku e kishte strehuar shteti shqiptar.

Kështu që ajo ishte një vrasje. Se cili ishte ai që shkrehu karikatorin nuk e di. Por, në qoftë se ka një gjë që duhet ta hetojë Gjykata e Hagës, mendoje se është kjo. Pse, sepse gjithçka është organizuar nëpërmjet këtij personi. Jepen motive të ndryshme, por motivi më i besueshëm, një porosi serbe për këtë punë. U shfrytëzua një moment turbullire këtu, një javë pas vrasjes së Azem Hajdarit, e vranë një njeri të shkëlqyer. Unë e kam njohur atë, e kam takuar disa herë.

Ai ishte një burrë fisnik, një njeri i cili tek unë kishte ardhur, me të vetmen kërkesë: “Na ndihmo të pajtohemi njëri me tjetrin, se ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë dhe të kemi një front të përbashkët kundër Serbisë”. Këto ishin kërkesat e tij, një njeri fjalë pak, njeri punë shumë dhe që e eliminuan. Mrapa për fat të keq jam përpjekur, por problemi ishte ser prokurorin e kishte Partia Socialiste, nga Dhori Sallaku te Ina Rama, të cilët në mënyrë absolute kishin një mision që të mbulonin krimet e Partisë Socialiste, të kryera në Shqipëri. Kjo është e vërteta për Ahmet Krasniqin", është shprehur Berisha.

Ahmet Krasniqi u ekzekutua më 21 shtator të vitit 1998 në Tiranë.
Shtuar më 25/04/2019, ora 20:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori