Fatmir Xhafaj: Si një vëlla i përgjegjshëm kam bërë gjithçka çfarë kam pasur në dorë
Pëlqej
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka folur në lidhje me çështjen e vëllait të tij, Agron Xhafaj, ku është dënuar në Itali për trafik droge.

Fatmir Xhafaj është shprehur se për këtë çështje ai ka folur që në vitin 2002. Ai ka deklaruar se në atë kohë për çështje morale i ka kërkuar dorëheqje ish-kryeminstrit Pandeli Majko, i cili nuk e ka pranuar.

Si një vëlla i përgjegjshëm kam bërë gjithçka çfarë kam pasur në dorë për të mirën tij, dhe im vëlla shumë shpejt ju rikthye normalitetit.

Dënimin po e vuan një Agron që nuk ka lidhje me atë të 16-viteve të shkuara. /albeu.com/

Shtuar më 16/05/2018, ora 18:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori