Fatmir Xhafaj nuk largohet nga ministria e Brendshme?
Fatmir Xhafaj ditën e djeshme ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si ministër i Brendshëm.

Njoftimin për dorëheqjen e tij e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në TWitter.

Por edhe pse ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është parë të punojë në zyrën e tij edhe gjatë kësaj të diele.

Ashtu siç është bërë e ditur tashmë, ai nuk do të largohet nga detyra tejet e rëndësishme derisa presidenti të dekretojë zëvendësuesin e tij, Sandër Lleshi, e pasi ky i fundit të bëjë betimin në Parlament. /albeu.com/

Shtuar më 28/10/2018, ora 13:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori