Fatmir Xhafaj flet për tërmetin e 21 shtatorit por inatin e ka me opozitën
Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në seancën e sotme plenare tha se shumë banorë janë të prekur nga tërmeti i 21 shtatorit.

Ai kritikoi edhe opozitën, ndërsa shtoi se kjo e fundit shfrytëzoi fatkeqësinë natyrore për të bërë politikë.

“Le të shpresojmë që kjo seancë e posaçme të shndërrohet në një praktikë të shëndetshme në Kuvend. Dëmet nga tërmeti janë të konsiderueshme.

Qytetarët kanë vlerësuar reagimin e qeverisë. Gjatë asaj jave pamë ku shfaqej edhe marrëzia politike, por edhe lajmet e mediave. Ka ardhur koha që përmes ligjit këto akte duhet të ndëshkohen.

Dikush e quajti këtë “tërmet i mirë, me fat për ne” dhe kështu realisht ndodhi. Është momentin për reflektim. Ky tërmet i mirë na paralajmëroi, ne duhet të veprojmë, nesër mund të jetë vonë”-tha ai.
Shtuar më 30/09/2019, ora 18:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori