Ndihma e Polonisë për Ukrainën arrin në 1.6 miliardë dollarë, kryeministri: Ukrainasit po luftojnë për ne

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka njoftuar se ndihma për Ukrainën ka arritur në 1.6 miliardë dollarë.

Morawiecki shtoi se vendi i tij ka mbështetur Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus.

“Ukrainasit po luftojnë për ne, për Europën dhe për lirinë. Po luftojnë për paqen në Europë dhe për këtë duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm”, ka thënë ai.

Gjithashtu mediat polake raportojnë se paketa e ndihmës ka përfshirë edhe 40 tanke dhe rreth 60 makina të blinduara./albeu.com/