Fatmir Xhafaj del kundër PS-së: Deputetët janë shndërruar në kartona
Ish-ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj pak minuta më parë ka shprehur një qëndrim kundër mazhorancës për sa i përket ndryshimin e rregullores së Kuvendit.

Më anë të këtij reagimi Xhafaj është pozicionuar në qëndrim njësoj si opozita duke thënë se nuk duhet ndryshuar Rregullorja, pasi që nga viti 2005">2005 është ndryshuar për tetë herë me radhë.

“Nuk është korrekte dhe normale ndryshimet e shpeshta të funksionimit të Kuvendit të Shqipërisë” theksoi ai, duke shtuar se Rregullorja e Kuvendi mbetet si një “kushtetutë” e funksionimit të parlamentit.

“Nga 2005">2005 deri me sot rregullorja është ndryshuar 8 herë. Ky proces duhet të jete sa më i kujdesshëm. Ndryshimet e herëpashershme e kanë zbehur rolin e deputetit. Deputet janë shndërruar në kartona…Për fjalën dhe për përfaqësimin e zgjedhjes së tyre dhe në ndikimin që kanë në procesin ligjvënës.

Kjo është gjëja që duhet të na shqetësojë më shumë. Është momenti për të parë se si mund të rikthehen disa ndryshme që rezultuan të dëmshme dhe që e shndërruam legjislativin në një zgjatim të ekzekutivit”, tha më tej Xhafaj. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2019, ora 13:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori