Fatmir Sejdiu, zgjedhet presidenti i ri i Kosoves
Pëlqej
Albeu.com
13:3154 vjecari Fatmir Sejdiu eshte presidenti i ri i Kosoves. Ai, ne raundin e trete mori 2/3-tat e votave. Pro kandidatures se tij kane votuar 80, kunder 12 ndersa 17 vota jane shpallur te pavlefshme.12:12
Ne raundin e pare kane votuar 110 deputet. Pro tij kane votuar 78, kundrejt 80 votave qe nevojiten per zgjedhjen e tij president i Kosoves. Nderkaq 8 kane votuar kunder kandidatures dhe 24 vota jane shpallur te pavlefshme. Ne kete raund vetem 2 vota e kane ndare sejdiune nga posti i presidentit.

12:49
Ne raundin e dyte te votimit pro Fatmir Sejdut kane votuar 77 deputet, 9 kunder dhe 24 vota kane qene te pavlefshme.

Gjate gjithe seances deputetet serbe kane bojkotuar kete proces.

Ne fillim te seances, kreu i partise me te madhe opozitare, Partise Demokratike te Kosoves, Hashim Thaçi, duke shprehur solidaritetin e tij per kandidaturen e Sejdiut, deklaroi se zgjedhja e presidentit duhet t’i sherbeje qellimit per ruajtjen e uniteti nacional dhe komunikimit te brendshem. Ai i beri thirrje partise se tij te jape voten pro kandidatures se vetme te LDK-se. Sipas Thacit, akti politik i zgjedhjes se organeve institucionale te shtetit te Kosoves eshte nje akt sublim. Ai theksoi se PDK i cileson  vonesat ne ngritjen e institucioneve si nje pengese per te ardhmen e Kosoves dhe procesin politik te vendit. “Pushteti dhe shteti jane dimensione te ndara , por beteja per pushtet nuk duhet ta pengoje ndertimin e shtetit te Kosoves” tha Thaci. “Uniteti ndertohet duke biseduar dhe dialogu sjell mirekuptim dhe sukses te ndersjellte. Besoj se 2006 do jete viti I pavaresise se Kosoves, I zbatimit te vullnetit te popullit te Kosoves per shtet te pavarur e sovran” shtoi me tej kreu I PDK-se.
Albeu.com
Shtuar më 10/02/2006, ora 13:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori