Incident i pazakontë, tenisti godet dhe gjakos babain e tij (VIDEO)

Një moment i çuditshëm ka ndodhur në ATP Cup.

Tenisti grek, Stefanos Tsitsipas teksa përballej me australianin Nick Kyrgiosit humbet një set dhe në formë zemërimi humbet toruan.

Tenisti e lëshon raketën e tij me forcë drejt stolit ku ndodhej babai i tij Apostolas i cili u gjakos në krah.

Megjithatë, ky moment nuk përfundoi me kaq, pasi që Stefanos më pas u qortua nga nëna e tij, Julia, e cila u ngrit në këmbë nga tribunat për t’i bërtitur djalit të saj.


Shtuar 7.01.2020 21:01