Fatmir Limaj shpallet i pafajshem
Albeu.com
Pas dy vitesh paraburgim ne tribunalin e Hages, Fatmir Limaj Dhe Isak Musliu sot u shpallen te pafajshem per te gjitha akuzat, ndersa Hajredin Balaj denohet me 13 vite burgim. Menjehere pas shpalljes se vendimit mijera shqiptare vershuan rruget e Prishtines...Pasi qe perseriti akuzat, gjykatesi kryesore deklaroi se pas te gjitha deshmive dhe provave rreth te akuzuarit Fatmir Limaj, nuk kishte vertetuar nese i akuzuari kishte vizituar ndonjehere burgjet e UCK-se dhe se nuk kishte vertetuar prezencen e Fatmir Limajt ne malet e Berishes ku vertetohet se jane vrare 9 te burgosur civil. Ne baze te analizave qe jane bere, gjykata vendos qe te shpall Fatmir Limaj te pa fajshem per te gjitha pikat qe e akuzonin ate.

Nderkaq gjykata deklaron se ne baze te deshmive dhe provave vertetohet qe Hajredin Balaj ka qene nje nga rojet e burgut te Llaupshnikut si dhe verteton qe Balaj ka ndihmuar ne disa raste kur jan torturuar te burgosurit poashtu dhe ka qene njeri nga tre rojet qe kane ekzekutuar 9 te burgosur civil ne malet e Berishes, megjithate gjykata e akuzon ate si roje apo si ushtare qe ka vepruar ashtu si eshte komanduar e jo si komandat apo si pergjegjes kryesor per vrasjen e 9 te burgosurve, por siç shprehet gjykatesi, kjo nuk e deshmon pafajsine e plot te tij keshtu qe ai shpallet i fajshem per disa nga akuzat dhe denohet me 13 vjet heqje lirie.

Poashtu per Isak Musliun gjykata verteton se nuk eshte i fajshem per asnje akuze dhe e shpall te pa fajshem duke vertetuar edhe lirimin e tij te menjehershem, ngase deshmite dhe provat nuk kishin vertetuar qe i akuzuari ishte fajtor per njeren nga akuzat.
Prokuroria me ne fund deklaroi qe Fatmir limaj dhe Isak Musliu te lirohen menjehere nga parabugrimi, ndersa Hajredin Balaj do te vuaj denimin prej 13 vitesh duke i llogaritur edhe kohen qe ka qene ne parabugrim.

Veton Bajrami , albeu.com 16:04
Shtuar më 30/11/2005, ora 20:12
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori