"Fatkeqëve u keni dhënë kompesim qesharak", Hajdari: Ku janë paratë që morën borxh për pandeminë
Deputetja Rudina
Hajdari ka shprehur sot në Kuvend problemin përsa i përket menaxhimit të parave që janë marrë
borxh për koronavirusin.
Hajdari tha se qeveria e Edi
Rama u ka dhënë një kompesim qesharak fatkeqëve që përballojnë sëmundjen, dhe borxhi është duke u rritur ditë pas dite.
“Ku i çojnë paratë që marrin
borxh për Covidin. 15 milion euro të tjera
borxh për përballimin e pandemisë. Mua më shqetëson se ku i çojmë paratë që i marrim për COVID-in, që nga fillimi kemi marrë 1.2 mld euro
borxh.
Kur deficiti është i ulët, pse marrim kaq shumë
borxh, apo po përgatiteni për fushatën. Qeveria
Rama as 150 milion eurot nuk i ka çuar për përballiminin e krizës, edhe pse kaq shumë borxhe, FMN tregoi se paktet e mbështetjet e Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e rajonit,
Rama merr më shumë para
borxh dhe ofron ndihmën më të vogël për qytetarët.
Fatkeqëve që mbeten pa punë, iu dhamë një kompensim qesharak.
Rama ka kontribuar diku te 150 milion eurove, pse u morën kaq shumë
borxh kur plani ishte që të përdorim kaq pak. Kemi marrë
borxh dhe një Zot e di se ku janë çuar këto lekë, i keni çuar në koncesione dhe PPP, hajde bëjmë një gjë të mirë dhe për qytetarët tanë”, tha
Hajdari.
Shtuar më 03/12/2020,
ora 12:30