Fati i katër shqiptarëve të rrëmbyer në Afganistan ende i paqartë
Albeu.com
Familjeve të katër shqiptarëve të marrë peng ditën e shtunë në Afganistan, për të cilët dje talebanët njoftuan se janë ekzekutuar, duket se u është rikthyer shpresa që të afërmit e tyre mund të jenë ende gjallë.Sipas "Zërit të Amerikës" që mbështetet në burime nga Tetova, mbrëmë vonë përfaqësues të firmës Ekolog, e cila kishte punësuar katër shqiptarët në Afganistan, kanë njoftuar se janë ende në bisedime me talebanët.
Përfaqësuesit e firmës nuk kanë dhënë hollësi të tjera. Ata kanë lënë të kuptohet se mund të jenë kërkuar para në këmbim të lirimit të pengjeve ndërsa u kanë kërkuar familjarëve që të mos japin informacione apo deklarata në shtyp.
Pak pas mesidtës së djeshme, një person që pretendonte të ishte zëdhënës i talebanëve njoftoi ekzekutimin e katër shqiptarëve. Në mbrëmje, një nga afganët e liruar ka treguar për mediat se kishte dëgjuar krisma dhe klithma, por se nuk kishte parë asgjë pasi i kishte patur sytë e mbyllur.
Forcat ndërkombëtare në Afganistan kryen një kontroll në zonën ku ishte njoftuar se ishte kryer ekzekutimi, por nuk gjetën asnjë trup. Nga ana e tyre, autoritetet maqedonase nuk kanë konfirmuar zyrtarisht ekzekutimin e katër pengjeve shqiptare të cilët janë nga Tetova dhe Shkupi. qik
Shtuar më 14/03/2006, ora 13:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori