Fasonët: Kriza globale po na falimenton
Kriza që ka përshirë tregun botëror më shumë se çdo vend po pasqyrohet në tregun e ndërmarrjeve të vogla. Sipas specialistëve, tregu fason po dëmtohet shumë gjatë kohëve të fundit nga mosshlyerja e detyrimeve financiare të porositësve të mallit që në shumicën e rasteve janë kompani që ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë Shqipërisë.

Ka nga ato raste shprehen ata ku porositësi ka bërë porosinë dhe duke mos pasur mundësi për të shlyer detyrimin financiar nuk ka tërhequr as mallin. Sipas Florian Zekja përfaqësues i Dhomës së Veshjeve, përveç rënies së tregut po përballlen me një fenomen të rrezikshëm që është moslikujdimi i mallrave që çojnë për eksport.

Përballë këtij fakti biznesi fasonist nuk ka asnjë institucion ku të drejtohet për të drejtat e tyre.
Mallrat fasone shkojnë kryesisht për eksport dhe mbulojnë vetëm 20 përqind të tregut vendas pasi mallrat turke dhe kineze ofrohen me çmime shumë të lira.

Në këtë sektor në Shqipëri janë punësuar rreth 100 mijë persona dhe rëndësia e tij qëndron edhe në aspektin social pasi të punësuarit janë kryesisht gra./albeu.com/

Shtuar më 05/11/2011, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori