Fashizëm në Greqi, rrihet barbarisht shqiptari që akuzohet se ndihmoi në vrasjen e studentes (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gatë ditëve të fundit në Greqi ku shqiptari 19 vjeëar Aleksandër Luka i akuzuar se ndihmoi shokun e tij grek në vrasjen e studentes Eleni Topaloudi është rrahur barbarisht në në burg.

Pamjet janë filmuar nga vetë të burgosurit grekë teksa rrahin shqiptarin barbarishtburg duke i kërkuar llogari për ngjarjen e ndodhur.

Në video duket se askush nuk ndërhyn, ndërsa shqiptarë të tjerë në burg theksojnë faktin se mes personave që e rrahin ka edhe policë të veshur si civilë.



Deri më tani autoritetet shqiptare nuk kanë reaguar për ngjarjen në fjalë.

Pas rrahjes shqiptari është dërguar në spital, por mjekët ashtu si edhe barbarët që e rrahën thonë se ai nuk ka plagë të rënda duke e kthyer sërish në burg. /albeu.com/
Shtuar më 11/12/2018, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori