Farat e pishës, pasuria kolosale që shkelet çdo ditë me këmbë
Zona turistike Gjinar është e mbushur me pyje me pisha, ku boçet e tyre përmbajnë fara të cilat janë shumë të kërkuara në tregun ndërkombëtar.

Absurdi qëndron në faktin se vendi ynë blen fara pishash nga tregjet botërore. 1 kg farë pishe e qëruar shkon nga 80-100 Euro.

Aktualisht shumë pak njerëz merren me këtë biznes. Dhe jo vetëm në Gjinar, por kudo në Shqipëri.

Një biznes i tillë shkon në 48 milion Euro në vendin fqinj Itali.

Kuzhina e famshme italiane, ajo e largët orientale e shumë receta të tjera në mbarë botën kanë si element të tyre esencial në shije, farat e pishës.

Në botë, farat e pishës shiten edhe në rrugë të pjekura mirë dhe të paketuara në letër. Ato kanë një shije të ëmbël dhe krokante që i bën perfekte si ushqim mes vaktesh, por edhe gatime apo salca. /albeu.com/



Shtuar më 16/09/2017, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori