Vidhen në Ramazan dy kasaforta me para në një xhami në Kosovë

Imami i xhamisë së fshatit Duraj të Kaçanikut ka raportuar në polici vjedhjen e dy kasafortave me para.

Sipas tij në kasaforta ka pasur para të dhuruara nga qytetarët për nevojat e xhamisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Duraj, Kaçanik 26.04.2022 – 12:30. Ankuesi mashkull kosovar  (imam i xhamisë se fshatit), ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur dy kasaforta, në të cilat kishte para të dhuruara nga xhemati për nevojat e xhamisë.