Çfarë i thotë mendja këtij të riu? Fshehu drogën në bark por... (FOTO LAJM)

Policia kufitare ka vënë në pranga një shtetas pasi akuzohet për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike".

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i arrestuari është Eroin Konomi.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije u paraqit shtetasi Erion Konomi si pasagjer në një autobuz duke udhëtuar për në shtetin grek.

Nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e policisë kufitare Kakavije, në trupin e shtetasit të mësipërm, rreth pjesës së mesit iu gjet 900 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Nga specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Erion Konomi, 27 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal./albeu.com/

Shtuar më 11/03/2017, ora 09:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori