“Financonim 20 studentë në universitetet më të mira të botës që të kontribuonin për vendin”, Rama: Asnjë nuk u kthye, asnjë

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që po mban me rektoreët e universiteteve ka prekur edhe çështjen e bursave të ekselencës për studentët shqiptar që studionin në universitetet më të mira të botës.

Ai tha se deri vitin e shkuar shpenzonin para të konsiderueshme për ta, që Rama i etiketoi si “Shqiptar me xixa” ose “Shqiptar me 5 yje” që ata të studionin jashtë dhe të ktheheshin të kontribuonin për vendin e tyre, siç kishin nënshkruar në kontratë, por asnjë nuk u kthye.

Rama shtoi se tani e tutje nuk do të paguajmë më për studentët që studiojnë jashtë, por do t’i japim pagë minimale studentëve ekselentë që studiojnë në Shqipëri dhe do të jenë gati 400.

“Për shkak të politikave që kanë zbatuar edhe qeveritë e mëpërparshme, deri vitin e kaluar në shpenzonim një shumë të konsiderushme parash për 20 studentet shqiptarë që studionin në universitet më të mira të botës. “Shqiptarë me xixa”, “Shqiptarë me 5 yje” me qëllimin që ata të studionin jashtë vendit dhe të ktheheshin të kontribuonin për vendin e tyre, asnjë nuk u kthye, asnjë.

Për çfarë i duam në kto? Tani nuk ka më. Do të ndihmojmë studentët ekselentë që studiojnë në universitet shqiptare me një pagë minimale”, tha ndër të tjera Rama./albeu.com