Galatasaray mendon për CR7 në fund të sezonit

Cristiano Ronaldo nuk dihet nëse do ta vazhdojë karrierën te Manchester United, pasi shpesh ai ka paraqitur pakënaqësitë e tij.

Mediat turke raportojnë se Galatasaray është i interesuar për sulmuesin portugez, por jo për në merkaton e dimrit.

Klubi turk do të tentojë për Ronaldon në fund të sezonit kur kontrata e tij të përfundojë, gjithmonë nëse ai nuk do të transferohet diku tjetër në janar./h.ll/albeu.com


Shtuar 14.10.2022 11:39