Arsenali konfirmohet “lider” në Premier League, mposht pastër Tottenham në “Emirates” (VIDEO)

 

Arsenali konfirmon se është skuadra pretendente për fitimin e Premier League këtë sezon.

“Topçinjtë” mposhtën me rezultatin 3-1 Tottenhamin e Antonio Contes në “Emirates”, skuadër që deri para kësaj ndeshjeje ishte vetëm një pikë prapa.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 20 me një super gol të Thomas Partey, ndërsa vetëm 10 minuta më vonë miqtë do të barazonin me Kane, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

45 minutat e para do të mbylleshin në barazim, ndërsa Arsenal do të rikthehej në avantazh sapo të niste pjesa e dytë me Gabriel Jesus, i cili përfiton nga një rrëmujë në zonë.

Në minutën e 62, “spurs” do të mbeteshin me 10 lojtarë në fushë pasi Emerson do të ndëshkohej me karton të kuq.

Vetëm 5 minuta me vonë Granit Xhaka do të shënon një tjetër gol fantastik, i cili do t’i jepte qetësi dhe siguri skuadrës së tij.

3-1 do të ishte rezultati përfundimtar që e dërgon Arsenalin në kuotën e 23 pikëve, ndërsa Tottenham qëndron 17./albeu.com


Shtuar 1.10.2022 15:22