Bayerni po kërkon për një zëvendësues të Neuer, piketon yllin e Real Madridit

 

Bayern Munich ka kohë që kërkon një zëvendësues për Manuel Neuer, por realiteti është se asnjë nga portierët e nënshkruar apo kontaktuar nuk është i gatshëm të jetë zëvendësues deri në pensionimin e gjermanit.

Për këtë arsye, klubi bavarez ka menduar për një tjetër opsion merkatoje siç është Andriy Lunin. Portieri i Real Madridit ka kohë që kërkon një rrugëdalje dhe nuk dëshiron të vazhdojë të jetë zgjedhje e dytë. Ndryshe nga klubi Chamartín, ideja e Bayernit është që Neuer të bëjë një hap prapa verën e ardhshme dhe opsioni i portierit ukrainas fiton forcë.

Duhet thënë se ai nuk është i vetmi në rendin e ditës, pasi bordi do të preferonte një portier gjerman, por duke parë merkaton, opsioni i Luninit është mjaft i kënaqshëm. Nga ana e futbollistit do të ishte mundësia e dëshiruar, pasi ai do të merrte portën e një prej më të mëdhenjve të Europës.

Edhe pse dëshira e tij ishte të kishte sukses te “galaktiket”, ai e di se me Courtois në formën e tij më të mirë, ai duhet të gjejë një destinacion të ri në të cilin të ofrojë performancën e tij më të mirë. Bayern është pozicionuar për ta marrë, edhe pse nga Premierliga, disa klube i kanë vënë sytë tek ai, si West Ham./albeu.com