Hidhet nga kati dytë i pallatit e reja në Sarandë, dërgohet me urgjencë në spital

Një 23-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i pallatit ku jetonte.

E reja është dërguar për ndihme mjekësore në spitalin e Sarandës, teksa aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë orëve të natës,ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë

Gjatë natës, në spitalin e Sarandës është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasja E. M., 23 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i pallatit ku jeton. Aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com