Vrau babain në Mallakastër me pllakë betoni pas koke: 37-vjeçari kishte 3 muaj që nuk merrte ilaçet

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e 73-vjeçarit në Mallakastër, i cili u godit nga djali i tij Mariglen Mehmetaj me një pllakë betoni pas koke.

Sipas burimeve, 37-vjeçari kishte 3 muaj që nuk merrte ilaçet dhe mjekimin e nevojshëm, pasi vuante nga problemet mendore.

Kjo sipas burimeve për albeu.com nga të afërm të tij, pasi ata ishin në vështirësi ekonomike.

Kjo gjë mund të ketë sjellë edhe ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme./albeu.com/