E frikshme/ Cigarja elektronike i shpërthen në gojë, i riu përfundon në spital pa 7 dhëmbë

Një punëtor fabrike ka paralajmëruar të gjithë përdoruesit e cigareve elektronike pasi pajisja e tij shpërtheu duke i shkaktuar dëmtime në fytyre.

Paul, 39 vjeç humbi gjithashtu 7 dhëmbë. Pas incidentit Paul u dërgua në Spitalin Friarage, Northallerton ku po merr trajtim mjekësor.

Ai tani po përballet me një shërim të gjatë dhe të dhimbshëm dhe një trajtim privat dentar me vlerë mijëra paund.

Sipas britanikëve fajin për shpërthimin e ka bateria. Ai e bleu atë në internet nga një prodhues kinez.

Paul tani dëshiron të gjejë një avokat dhe të marrë kompensim për lëndimet që pësoi.