Mbi 1500 raste me Covid-19 sot në vend, një humbje jete

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 1563 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 725 pacientë ndërsa raste aktive në të gjithë vendit janë 7, 063.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3353 testime, 1563 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 725 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3353 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1563 qytetarë, në këto bashki:
739 në Tiranë, 104 në Durrës, 65 në Vlorë, 58 në Fier, 55 në Shkodër, 53 në Berat, 50 në Kamëz, 41 në Elbasan, 39 në Lushnje, 31 në Sarandë, 28 në Kuçovë, 25 në Korçë, 23 në Gjirokastër, 20 në Lezhë, 17 në Krujë, 15 në Dimal, 13 në Kavajë, nga 12 qytetarë në Dibër, Divjakë, Mallakastër, nga 11 qytetarë në Kurbin, Tepelenë, 10 në Gramsh, 9 në Malësi e Madhe, nga 8 qytetarë në Vorë, Patos, Selenicë, nga 7 qytetarë në Mirditë, Mat, nga 6 qytetarë në Kukës, Roskovec, Himarë, Maliq, nga 5 qytetarë në Pukë, Përmet, nga 4 qytetarë në Tropojë, Delvinë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Memaliaj, Pogradec, Devoll, Poliçan, nga 2 qytetar në Has, Libohovë, Kolonjë, nga 1 qytetar në Shijak, Rrogozhinë, Dropull, Skrapar, Cerrik, Belsh.
Janë 7,063 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tropoja 87 vjeç.
Janë shëruar 725 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 280,374 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1563
Të shëruar në 24 orë 725
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3353

Testime totale 1,872,728
Raste pozitive 290,954
Raste të shëruara 280,374
Raste Aktive 7,063
Humbje jete 3,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,468
Durrës 547
Fier 472
Vlorë 365
Berat 243
Elbasan 223
Shkodër 221
Gjirokastër 165
Lezhë 141
Korçë 102
Dibër 75
Kukës 41