THE TIMES: CR7 ka kërkuar të lejohet të largohet nga Man United, arsyeja e njohur

Cristiano Ronaldo është gati të largohet nga Manchester United.

Sipas The Times, futbollisti portugez i është drejtuar drejtuesve të klubit me një kërkesë për ta shitur nëse merret një ofertë e përshtatshme.

Sulmuesi 37-vjeçar synon të luajë në Champions League çdo sezon deri në fund të karrierës së tij,  sipas tij, atij i kanë mbetur edhe 3-4 vite për të luajtur.

Thuhet se Ronaldo ka respekt të madh për klubin, por megjithatë pret më shumë.

Sezonin e kaluar, Cristiano luajti 30 ndeshje në Premier League dhe shënoi 18 gola. /albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SPORTbible (@sportbible)


Shtuar 2.07.2022 17:40