Allegri, PSG dhe fotoja e bërë virale, ja si qëndron e vërteta

Një foto e trajnerit të Juventusit Misimiliano Allegri është bërë virale me shpejtësi në rrjete sociale.

Tekniku italian është fotografuar me drejtorin e ri teknik të PSG-së, Luis Campos dhe kaq ka mjaftuar që të nisin thashethemet.

Të dy janë takuar në një hotel në Montecarlo dhe menjëherë u supozuan skenaret se italiani do të kalonte në Ligue 1.

Si qëndron e vërteta?

E vërteta është tjetër, pavarësisht të gjithë thashethemeve të tregut të transferimeve.

Ty dy janë takuar rastësisht, dhe nuk ka të bëjë me ndonjë samit të organizuar për të propozuar stolin e PSG-së.

Për rrjedhojë nuk ka asnjë dyshim që Allegri do të vazhdojë të jetë trajner i Juventusit pavarësisht fotos që është bërë virale në internet. /albeu.com


Shtuar 14.06.2022 22:30