Fanset e Saimir Tahirit çudisin gjykatësin me bluzat dhe shkrimet për ish-ministrin (FOTO LAJM)

Saimir Tahiri ka qenë sërish sot në gjykatë, por kësaj radhe nuk ishte vetëm me avokatin. Bashkë me Tahirin, në sallën e seancave gjyqësore kanë hyrë edhe dy "fanse" të tij.

Dy zonjat mbanin bluza me imazhin e Saimir Tahirit të stampuara mbi to, ku shkruhej: Gjigant!

Ato nuk kanë thënë asgjë, thjesht janë paraqitur në gjykatë në forkë mbështetje për ish-ministrin i cili tashmë i kërkon gjykatës që të mos lejojë shtyrjen e periudhës së hetimit për të, siç kishte kërkuar prokuroria e krimeve të rënda. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori