Familjarte e Tragjedise se Otrantos, anija të kthehet në Shqiperi
Familjarët e viktimave te Tragjedisë së Otrantos nëpërmjet një pronocimi për mediat kanë kërkuar që relikja e anijes se mbytur ‘Kateri i Radës’ të vendoset në Shqipëri dhe jo në Itali sikurse kanë deklaruar autoritetet italiane.

Reagimi i tyre erdhi disa ditë pas njoftimit të mediave italiane se
skeleti i ‘Katerit të Radës’ do kthehet në një vepër monumentale dhe do të vendosej në hyrje të Portit të Otrantos.

Gjatë deklaratës së tyre familjaret kanë akuzuar shtetin shqiptar se nuk mbajti fjalën e dhene për të ngritur një monument në nder të tyre. Ata apeluan që monumenti të vendoset në Shqipëri, theksojnë se pas punimeve të ndërtimit të munumentit në Itali fshihen interesa të fshehta.

Në tragjedinë e Otrantos humbën jetën 81 persona, mes të cilëve 46 gra dhe fëmijë, ndërkohë që 34 të tjerë mbijetuan. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2011, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori