Familjari rrëfen plagosjen e kryetarit të PD-së
Pëlqej
Pas plagosjes së Xhovalin Ricës pak orë më parë, djali i Xhaxhait, Sandër Rica, ka treguar momentin kur e ka parë të plagosuroborrin e shtëpisë të mbuluar në gjak.

Ai shprehet se Rica nuk mbante armë në shtëpi, ndërsa tregoi se nuk ishte në dijeni për ndonjë konflikt që mund të kishte Gjovalini me persona të tjerë.

Djali i xhaxhait tregon edhe bisedën, të cilën e ka bërë në spital, por Xhovalini nuk i ka treguar detaje të tjera rreth ngjarjes.

“E pashë të plagosur ne oborrin e shtëpisë në fshat. Kishte dhe fëmijët aty. Nuk kishte armë pranë. Nuk ka konflikte me askënd, është 50 vjeç, e pashë të mbuluar me gjak. Fola me të ne spital por nuk me tha gjë. Nuk mbante armë në shtëpi”, deklaroi djali i xhaxhait.
Shtuar më 17/10/2018, ora 23:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori