Familjarët në panik, 22 vjeçari në Elbasan zhduket pa lënë gjurmë
Pëlqej
Një djalë 22 vjec është denoncuar si i humbur nga familja, pasi ata deklarojnë se djali ëhstë larguar nga banesa dhe më pas për dy ditë kanë humbur kontaktet.

61-vjeçari nga Elbasani ka denoncuar largimin e djalit të tij nga banesa.

Sipas një njoftimi nga ana e policisë mësohet se shtetasi B.G. ka deklaruar në Policie se djali i tij shtetasi M.G. 22 vjeç se ka dy ditë që nuk ka humbur kontaktet.

“Më datë 14.09.2018, shtetasi B.G., vjeç 61, banues në Elbasan, kallëzon se më datë 12.09.2018, i është larguar nga banesa djali, shtetasi M.G., vjeç 22. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë. /albeu.com/

Shtuar më 14/09/2018, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori