Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me bimësi pranë Gjirit të Lalzit, rrezikohen disa banesa

Shumë zona të ndryshme në vend janë përfshirë nga zjarret.

Së fundmi raportohet edhe për zjarr në një sipërfaqe me shkurre e bimë të ndryshme në Fushë Bizë, pranë Gjirit të Lalzit.

Sipas banorëve të paktën 10 banesa janë të rrezikuara. Ndërsa zjarrfikësit e Durrësit ndodhen në terren në përpjekje për të neutralizuar flakët./albeu.com