Familjarët e viktimave flasin për aksidentin në Tiranë: Makina e fluturoi 50 metra
Në datën 2 janar, Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë.

Erjon Balla, 36-vjeçari nga Rrësheni dhe Hydajete Salliu, 72-vjeçarja nga Tirana ndërruan jetë. Një makinë e tipit Volsvagen e drejtuar nga Eltjon Lazri duke ecur me një shpejtësi të madhe dhe në kundravajtje, u përplas më një tjetër makinë po e tipit Volsvagen më pas makinë e drejtuar nga Eltjoni ka goditur dy këmbësorë, të cilët po kërkon të kalonin rrugën duke pritur te vizat e bardha.

72-vjeçarja ishte duke shkuar tek shtëpia e djalit të saj për ta uruar atë për Vitin e Ri.


“Hydajetja po shkonte për drekë te djali i saj dhe pisllëku i mori jetën. Kërkojmë nga shoferët që të bëjnë kujdes në qytet mos të ecin me shpejtësi. Si mundet të shkojë njeriu 50 metra lartësi, ja ashtu iku ai djali i ri që vdiq”, shprehen familjarët.

Shpejtësia mori jetën e dy kalimtarëve, të cilit po prisnin në fillim të vijave të bardha të kalonin në krahun tjetër të rrugës.

“Duhet studiuar sjellja e dy automjeteve dhe shpejtësia. Këtu mësuam që kalimtari, apo këmbësori është fare i pambrojtur. Shpejtësia e lejuar në qendrat urbane nuk është më shumë se 40 kilometra në orë”, deklaron Artur Sulce, ekspert autoteknik.

Janë të shumta automjetet që këto ditë të para të Vitit të Ri i sheh rrugëve të kryeqytetit të qarkullojnë me shpejtësi. Si çdo vit, edhe pse policia paralajmëroi një strategji për festa, duket se kjo nuk i ka trembur ata që shkelin ligjin duke rrezikuar jetën e të tjerëve./TCH
Shtuar më 03/01/2020, ora 18:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori