Familjarët e Preng Gjinit bëjnë gati lëvizjen e radhës, pritet transferimi i tij
Preng Gjini ndaj të cilit u ngrit atentat me lëndë
plasëse dy ditë më parë, ka thënë prerë se nuk do të flasë kurrë për mediat.
Familjarët po plotësojnë procedurat për transferimin e
Gjinit në një spital privat në Tiranë, pasi 50-vjeçari ka nevojë për ndërhyrje të specializuar.
Nndërkohë,
policia ka identifikuar tre makina të dyshuara afër vendit të shpërthimit, dy prej të cilave u identifikuan dhe u zbulua se nuk kishin lidhje me ngjarjen.
Ndërkohë që një mjet i tretë pa targa dyshohet së mund të jetë i autorëve.
Policia ende asnjë të dhënë tjetër në lidhje me autorët që vendosën lëndën
plasëse dhe realizuan shpërthimin me telekomandë.
Shtuar më 18/09/2020,
ora 15:11