Familjarët e Kaçifasit, drejt Tiranës për tërheqjen e trupit
Familjarët e Kostandinos Kacifas, ekstremistit që mbeti i vrarë pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA janë nisur drejt Tiranës për të marrë trupin e pajetë të të birit.

Ata janë nisur drejt kryeqytetit pas përfundimit të hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi dhjetë ditë më parë në Gjirokastër.

Kaçifas u neutralizua nga RENEA pasi ai qëlloi me armë në drejtim të policisë dhe refuzoi të dorëzohëj duke qëlluar edhe ndaj negociatorëve të këtij reparti. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2018, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori