Familjarët e gjyqtares me ulërima në vendgjarje, trupi akoma në makinë
Ditën e sotme në Tiranë një krim brenda familjes ka tronditur opinionin publik.

Një burrë ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij në makinë e saj.

Viktima Fildes Hafizi me profesion gjyqtare është qëlluar me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasami, me të cilin kishte edhe dy fëmijë, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë trupi i viktimës ndodhet ende brenda makinës ku iu mor jeta nga ish-bashkëshorti.

Situata është rënduar edhe më shumë kur në vendngjarje kanë shkuar edhe familjarët e viktimës ku kanë shpërthyer në britma dhe të qara. /albeu.com/
Shtuar më 31/08/2017, ora 15:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori