Familjarët e Canes kërkojnë drejtësi: Historia e sajuar
Pëlqej
“Nuk besoj në këtë që thuhet. Ne, familja jonë, e njohim babain tonë si burrë me karakter, të prerë dhe bamirës”. Kështu shprehet në një intervistë për gazetën Panorama, i biri Dhimitër Canes i arrestuar nga policia pas skandalit të publikuar në media.

Sipas tij i ati e ka ndihmuar gruan si bashkëfshatare, madje edhe të bijën që të trajtohet me ilaçe. Ai shprehet se ky është një sulm politik , dhe se do të kthehet nga Greqia ku jeton prej vitesh për të zbardhur ngjarjen.

“Do të kthehemi se nuk e lemë pa zbardhur edhe ne akuzën kundrejt babait.Që përsëri ngul këmbë se është i pafajshëm dhe gjithçka kundrejt tij është e manipuluar. Drejtësia do ta bëjë punën e vet dhe do ta shihni që ai është i pafajshëm dhe se sulmi ndaj tij është politik”, shprehet ai për gazetën “Panorama”.

Ndërkohë edhe bashkëshortja e Canes kërkon nga prokuroria ta çojnë deri në fund investigimin.

“Në këtë mënyrë duke gjetur edhe porositësin e kësaj historie monstruoze, për mua që burrin tim e njoh mirë. Do ta ndjekim edhe vetë këtë çështje kur të kthehemi në Shqipëri” ka deklaruar bashkëshortja. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori